Bota

Brnabiç shkarkon ministrin e Ekonomisë, Radet Basta, e aprovon dhe Daçiç

Javën e kaluar, Palma kërkoi që Basta, i cili u zgjodh në këtë post si kandidat i koalicionit SPS-JS, të jepte dorëheqjen ose siç tha ai do të zëvendësohej.

22 Qershor 2023, 15:03 Nga a.l
Brnabiç shkarkon ministrin e Ekonomisë, Radet Basta, e aprovon dhe
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i ka dërguar Kuvendit të Serbisë kërkesë për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë Radet Basta, shkruan Blic. 

Kërkesën për largimin e Bastës e ka shprehur lideri i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviç Palma, të cilin e ka mbështetur Ivica Daçiç, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë. 

Javën e kaluar, Palma kërkoi që Basta, i cili u zgjodh në këtë post si kandidat i koalicionit SPS-JS, të jepte dorëheqjen ose siç tha ai do të zëvendësohej. Basta e kundërshtoi atë, zbuloi se kishte formuar lëvizjen Rruga Evropiane dhe njoftoi se do të merrte pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

ana brnabiç

Sondazh

Poll