Bota

Osmani fton në takim opozitën/ PDK refuzon, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Krasniqi bën fajtor edhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët.

22 Qershor 2023, 15:20 Nga a.l
Osmani fton në takim opozitën/ PDK refuzon, kërkon zgjedhje
Memli Krasniqi

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar ftesë partive opozitare për të diskutuar situatën në veri të vendit. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka refuzuar ftesën, por thotë se është i gatshëm për takim vetëm për të diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. 

Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Krasniqi bën fajtor edhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët.

Ai është shprehur se edhe mbajtja e procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, erdhi për shkak të gabimeve të Kurtit, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës. 

memli krasniqi

Sondazh

Poll