Bota

'Më dërgo vendndodhjen'/ BOTA me sytë nga ata- Zuckerberg pranon sfidën e Musk: Jam gati për luftën në kafaz

Elon Musk ashtu edhe Mark Zuckerberg thonë se janë të gatshëm të 'luftojnë' brenda një kafazi.

22 Qershor 2023, 15:02 Nga A.B
'Më dërgo vendndodhjen'/ BOTA me sytë nga ata-
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

SHBA- Një betejë e "gjigantëve" (të teknologjisë) së shpejti mund të jetë ajo që do shijojë publiku.

Kjo pasi si Elon Musk ashtu edhe Mark Zuckerberg thonë se janë të gatshëm të 'luftojnë' brenda një kafazi.

Gjithçka filloi të martën e kaluar, kur Musk iu përgjigj një postimi që thoshte se kompania Meta mund të zhvillonte një platformë për të konkurruar me Twitter. “Jam i sigurt se planeti nuk e sheh kohën për të qenë plotësisht nën kontrollin e 'Zuk' pa zgjidhje tjetër. Të paktën kjo do të ketë "kuptim". Isha i shqetësuar për një moment”, shkroi në Twitter themeluesi i SpaceX dhe Tesla.

Kur një komentues tjetër në Tëitter e paralajmëroi Markun që të ketë kujdes se çfarë thotë për Zuckerberg pasi ky i fundit po merr mësime Jiu Jitsu, ai u përgjigj : "Unë jam për një luftë në kafaz nëse edhe ai dëshiron," u përgjigj Musk.

Zuckerberg postoi foton e 'instastoryt' të rivalit të tij në Instagram, duke shkruar thjesht "më dërgo vendndodhjen".

'Më dërgo vendndodhjen'/ BOTA me sytë nga ata-

Mesazhi i themeluesit të Facebook u komentua nga Musk i cili u përgjigj: "Nëse ai është serioz, unë do ta bëj. Më dërgo vendndodhjen'.

Qoftë një shaka e dy miliarderëve apo diçka më serioze, disa përdorues të rrjeteve sociale tashmë janë emocionuar për idenë, madje janë bërë edhe meme në rrjet./Dosja.al

elon musk mark zuckerberg

Sondazh

Poll