Bota

Çfarë po ndodh në Ishujt Kanaire? Dyshohet për 30 emigrantë të mbytur, gjendet trupi i një të mituri dhe një burri

Anija u mbyt rreth 100 milje (160 km) në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën.

22 Qershor 2023, 15:10 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Ishujt Kanaire?  Dyshohet për 30
Varka

SPANJË- Në ishujt Kanaire në Spanjë dyshohet se është mbytur një varkë me emigrantë, ku dyshohet se 30 prej tyre kanë humbur jetën. Lajmi u bë i ditur nga dy organizata bamirëse 'Walking Borders' dhe 'Alarm Phone' të cilat thane se varka mbante 60 persona. 

Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë, por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.

Helena Maleno Garzon, nga Walking Borders, tha se 39 persona ishin mbytur, duke përfshirë katër gra dhe një foshnjë, ndërsa Alarm Phone tha se 35 persona ishin të zhdukur.  Anija u mbyt rreth 100 milje (160 km) në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën, shkruajnë mediat e huaja. 

“Është torturë të kesh 60 njerëz, përfshirë gjashtë gra dhe një foshnjë, që presin për më shumë se 12 orë shpëtim në një gomone të dobët që mund të fundoset”, tha zonja Garzon.

Anija nuk e ndihmoi gomonen sepse operacioni ishte marrë përsipër nga zyrtarët marokenë, të cilët dërguan një varkë patrullimi që mbërriti të mërkurën në mëngjes, 10 orë pasi ishte pikasur nga një aeroplan shpëtues spanjoll. 

mbytet varka ne spanje

Sondazh

Poll