Bota

E RËNDË- Punëtorët në një call center në Spanjë punonin pranë kolegut të tyre të vdekur, kompania: Vazhdoni punoni

Kolegët i thanë sindikatës se kur i pyetën se çfarë duhet të bënin, atyre iu tha të "vazhdonin të punonin" pasi merrnin telefonata nga klientët.

22 Qershor 2023, 15:14 Nga A.B
E RËNDË- Punëtorët në një call center në
Foto ilustruese

SPANJË- Punëtorët në Spanjë janë detyruar të punojnë pranë trupit të pajetë të kolegut të tyre. Gruaja 57-vjeçare nuk u ndje mirë gjatë turnit të drekës në një qendër telefonike në Madrid. Ndonëse i dhanë ndihmën e parë, e pavarësisht mbërritjes së ambulancës, ajo ndërroi jetë nga ataku kardiak.

Kolegët i thanë sindikatës se kur i pyetën se çfarë duhet të bënin, atyre iu tha të "vazhdonin të punonin" pasi merrnin telefonata nga klientët.

Sindikatat kanë akuzuar Konecta, e cila ka 200 qendra telefonike në 24 vende, se i trajton punëtorët si robotë.

Për të paktën 45 minuta pas vdekjes së gruas, kompania nuk ndërmori asnjë veprim për të lejuar stafin të largohej ose të devijonte telefonatat diku tjetër”, tha për Telegrafin David Sanchez nga sindikata USO.

Ata e vunë shërbimin e thirrjeve mbi vlerat njerëzore dhe nuk kishte asnjë protokoll për një eventualitet të tillë. Kjo tregon se sa e dehumanizuar është bërë fusha - kompanitë na shohin si robotë dhe jo si qenie njerëzore. Kompania vazhdoi rutinën e saj në një gjendje të panatyrshme, ndërsa shumë punëtorë ishin në gjendje shoku”, shtoi ai./Dosja.al

call center spanje

Sondazh

Poll