Bota

Gazetari i 'Wall Street Journal' mbetet në burgun famëkeq të Rusisë, humb apelin kundër zgjatjes së paraburgimit

22 Qershor 2023, 14:35 Nga DOSJA
Gazetari i 'Wall Street Journal' mbetet në burgun famëkeq
Evan Gershkovich

RUSI- Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich ka humbur apelin kundër zgjatjes së paraburgimit në Moskë të enjten për akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

Paraburgimi i Gershkovich, në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, u zgjat muajin e kaluar deri në 30 gusht. Ai rrezikon deri në 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, të cilat ai dhe punëdhënësi i tij i kanë kundërshtuar. Gershkovich ishte në gjykatë për vendimin, i veshur me një bluzë të errët dhe xhinse, shkruan CNN. 

Arrestimi i Evan Gershkovich 

Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi dyshohej se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar. Ai ishte duke raportuar për qëndrimin e rusëve ndaj luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe ndaj grupit mercenar, ëagner. Kjo është hera e parë që një gazetar arrestohet nga Rusia me akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. 

Sondazh

Poll