Bota

Pa oksigjen në nëndetësen e zhdukur! SKENARI: Ka mundësi që 5 turistët të jenë ende GJALLË

Ekspertët theksojnë se ky është një vlerësim i pasaktë dhe mund të zgjatet nëse pasagjerët do të merrnin masa për të ruajtur ajrin e frymëmarrjes.

22 Qershor 2023, 13:29 Nga f.i
Pa oksigjen në nëndetësen e zhdukur! SKENARI: Ka mundësi
nëndetësja

SHBA- Zyrtarisht ka mbaruar oksigjeni që kanë pasur në anijen e tyre, 5 ekspluruesit që u futën në thellësi të oqeanit për të parë mbetjet e anijes Titanik. Gjithsesi ekziston një teori se pesë turistët mund të jenë gjallë, shkruan Blic.rs.

Ekuipazhi ka mbetur pa oksigjen

Megjithëse llogaritjet sugjerojnë se furnizimi 96-orësh i Titanit me ajër të frymëmarrjes është zhdukur, ekspertët theksojnë se ky është një vlerësim i pasaktë dhe mund të zgjatet nëse pasagjerët do të merrnin masa për të ruajtur ajrin e frymëmarrjes.

Për momentin nuk dihet nëse pasagjerët ishin gjallë pasi nëndetësja u zhduk mëngjesin e së dielës. Frank Owen, një ekspert për kërkimin dhe shpëtimin në nëndetëse, tha se shifra e furnizimit me oksigjen ishte një vlerësim i dobishëm, por bazohej vetëm në një "sasi nominale të konsumit".

Një nëndetëse Victor 6000, e dërguar nga Franca për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit me kërkesë të Marinës amerikane, ka arritur në vendndodhjen e mbytjes së Titanikut dhe pritet të ndihmojë në operacionin e kërkimit, duke bërë të mundur ngritjen në sipërfaqe të nëndetëses Titan.

 

 

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll