Bota

"Mocioni për rrëzimin e Kurtit", Haradinaj kritika PDK dhe LDK: Pse s’e votoni

Haradinaj gjithashtu ka kritikuar kolegët e tij opozitarë se pse nuk po votojnë mocionin për largimin e Kurtit.

22 Qershor 2023, 13:24 Nga f.i
"Mocioni për rrëzimin e Kurtit", Haradinaj kritika PDK dhe
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti një fjalim këtë të enjte nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në lidhje me situatën në veri të vendit, ku përsëri fajësoi kryeministrin Albin Kurti. 

Haradinaj gjithashtu ka kritikuar kolegët e tij opozitarë se pse nuk po votojnë mocionin për largimin e Kurtit.

"E kemi humbur besimin; kanë filluar ndëshkimet dhe jemi dobësuar përballë të gjithëve. S’ka palë kundërshtare dhe e jona që nuk e shfrytëzon këtë. Në një situatë si kjo më së paku një takim me dyer të mbyllura të udhëheqësve institucionalë me ata politikë. Pse ka hezitime për mocion? Pse bre s’po keni guxim me thanë po e votojmë mocionin, çka po ndodh te opozita? Ku e keni problemin kolegët opozitarë, PDK, LDK që po mendoni hala se kush përfiton prej mocion? Veç një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë”,- u shpreh Haradinaj.

ramush haradinaj tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll