Sport

Strategjia e futbollit në shkolla, presidenti Duka: “Ky program do të masivizojë akoma më shumë futbollin në vendin tonë”

Federata Shqiptare e Futbollit po punon intensivisht për promovimin e futbollit nëpër shkolla, si pjesë e strategjisë për “Futbolli për Kombin 2025”.

22 Qershor 2023, 15:02 Nga DOSJA

Strategjia e futbollit në shkolla, presidenti Duka: “Ky program do

TIRANE - Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shprehet besimplotë se ky program do të masivizojë më shumë lojën më të ndjekur në botë, futbollin. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti i Federatës Shqiptare tëp Futbollit shkruan:

“Futbolli në Shkolla”, pjesë e strategjisë tonë “Futbolli për Kombin 2025”, nisi ditën e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” me trajnimin e 116 mësuesve të shkollave 9 vjeçare në të gjithë vendin.

Federata Shqiptare e Futbollit aplikoj këtë projekt pilot në FIFA dhe morëm përgjigje pozitive për të qënë ndër federatat e para në zbatimin e tij.

Një falenderim shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ministren Evis Kushi që pranoj pa hezitim këtë program që do të ndihmojë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve, duke i dhënë më shumë besim e ti rrisë me kulturën e punës në grup.

Jam besimplotë se ky program do të masivizojë akoma më shumë futbollin në vendin tonë dhe ftoj të gjithë klubet e akademitë që nga shtatori të hedhin sytë nga shkollat tona për të gjetur yjet e të ardhmes”.

Strategjia e futbollit në shkolla, presidenti Duka: “Ky program do

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll