Politike

'Kujdes mos të duhet vizë për në Gjirin e Lalzit'/ Balla i drejtohet Berishës: Shpresa që ti të shkelësh tokën amerikane është zero

Balla tha se Berisha është personi i vetëm që ka më shumë probleme me ambasadorët e SHBA-së që kanë qenë në vendin tonë.

22 Qershor 2023, 14:19 Nga A.B
'Kujdes mos të duhet vizë për në Gjirin e Lalzit'/
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijoi me akuza në seancën e somte ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Ai u shpreh se Berisha është personi i vetëm që ka më shumë probleme me ambasadorët e SHBA-së që kanë qenë në vendin tonë. Po ashtu, ai tha se ka zero shpresa që ai të shkelë në tokën amerikane.

'Ti je shpallur non grata për korrupsion, ka një dallim të madh. Ti je i vetmi politikan që ke pasur më shumë probleme me Amerikën e me ambasadorët amerikanë.

Shpresa jote që ti të shkelës tokën amerikane janë 0. Ta kam thënë, erdhe me radhë, Amerikë, pastaj Britani, kujdes mos të duhet vizë për deri në Gjir të Lalzit. Ti je i përjashtuar nga prezenca për festën e amerikës...'- tha Balla ndër të tjera. /Dosja.al

taulant balla seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll