Politike

Akuzat ndaj policisë për vdekjen e muxhahedinit, Balla i përgjigjet Berishës: Bën korbin e skifterin, ka 32 vite që i përdor për qëllime politike

Socialisti e cilësoi Berishën si një politikan që kërkon të përfitojë politikisht përmes vdekjeve, duke e ftuar që të presë ekspertizën ligjore për ndarjen nga jeta të iranianit.

22 Qershor 2023, 13:19 Nga I.A
Akuzat ndaj policisë për vdekjen e muxhahedinit, Balla i
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste iu përgjigj akuzava të ish-kryeministrit Berisha ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me vdekjen e muxhahedinit gjatë aksionit të policisë në Manzë. Balla tha se Policia e Shtetit ka zbatuar pikë për pikë urdhërat e SPAK dhe nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm. Socialisti e cilësoi Berishën si një politikan që kërkon të përfitojë politikisht përmes vdekjeve, duke e ftuar që të presë ekspertizën ligjore për ndarjen nga jeta të iranianit.

Ka një formë për prezantimin e kërkesave për ndryshim të rendit të ditës, paraqitet para seancës. Teknika, zonja drejtuese e seancës, mbyllja pak mikrofonin këtij zhurmuesit. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare, bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi i Shqipërisë as nuk mund të përfshihet e as nuk mund të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha që politika apo vetë Kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e përgjithmonë, në themelet që po ngrihet drejtësia e re. Kjo është një çështje ku Policia e Shtetit ka zbatuar fjalë për fjalë dhe pikë për pikë vendimin dhe urdhrin e Prokurorisë; dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK, ku të gjithë kemi besim. Përdorimi për qëllime politike i një ngjarjeje si kjo, ku një person i ndjerë ka humbur jetën, do të jetë fjala e drejtësisë ajo që do të përcaktojë rrethanat. Përdorimi i këtyre ngjarjeve për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që e bën ky personi që sapo foli, bën korbin, skifterin, por ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës” tha Balla.

taulant balla seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll