Politike

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla ftesë Bardhit: S’duhet të jetë avokat i PD-së e as figurë e spikatur e tyre

Balla ka deklaruar se Avokati i Popullit duhet që të jetë figurë e pavarur politikisht dhe të mos ketë lidhje me PD-në.

22 Qershor 2023, 13:42 Nga I.A
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla ftesë Bardhit: S’duhet
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se PS-ja nuk e ka kuorumin e duhur për të zgjedhur Avokatin e Popullit. Për këtë Balla i ka bërë thirrje Gazment Bardhit që të ulen në tryezë dhe të zgjedhin Avokatin e Popullit. Balla ka deklaruar se Avokati i Popullit duhet që të jetë figurë e pavarur politikisht dhe të mos ketë lidhje me PD-në.

"Kemi para nesh 15 kandidatë të cilët sipas komisionit të ligjeve plotësojnë kriteret ligjore. Mendoj se brenda asaj liste kemi mundësinë të gjejmë një nga ta që do të jetë Avokati i Popullit. Në këtë frymë mendoj se për këto 4 seanca i kemi të gjitha mundësitë që të zgjedhim Avokatin e Popullit. Avokati i Popullit nuk i mund të jetë avokat i PD-së, jo një figurë e spikatur brenda PD-së në 4 vitet e fundit. Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus. Ky është një model që duhet konsoliduar. Keni të drejtën që të propozoni për as tradita as kushtetuta su ka thënë se keni të drejtë që ta emëroni," tha Balla.

taulant balla gazment bardhi

Sondazh

Poll