Politike

Braçe kritika Kadastrës: Të certifikohen tokat bujqësore, s'kanë pse të presin në radhë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe theksoi se bujqit nuk kanë pse të presin në radhë për certifikimin e tokave të tyre.

22 Qershor 2023, 14:17 Nga I.A
Braçe kritika Kadastrës: Të certifikohen tokat bujqësore,
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se tokat bujqësore të cilat janë të ndara duhet të certifikohen me njëherë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe theksoi se bujqit nuk kanë pse të presin në radhë për certifikimin e tokave të tyre.

“Jemi shumë mbrapa tek toka bujqësore. Sot fshati mbahet me investime të bujqve vetë, ose me paratë e emigrimit. Kapital privat nuk ka, dhe thelbi është një copë letër, certifikata bujqësore. Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha ai.

erion braçe seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll