Politike

Avokatja e Popullit në Kuvend: Të përmirësojmë katalogun e të drejtave të njeriut, nuk duhet të presim anëtarësimin në BE

Ballanca kërkoi në Kuvend përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian.

22 Qershor 2023, 13:13 Nga I.A

Avokatja e Popullit në Kuvend: Të përmirësojmë

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2022. Gjatë fjalës së saj, Ballanca kërkoi në Kuvend përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian.

“Ka ardhur koha të përmirësojmë katalogun e të drejtave të njeriut në vend për ta bërë në linjë me kartën e të drejtave të njeriut në BE sepse ka të drejtat më modern në këtë fushë. Do doja të tregonim një model më të mirë. Përmes anëtarësimit në BE karta do të bëhet pjesë e legjislacionit por asgjë nuk na ndalon ta miratojmë paraprakisht. Kjo do të ishte kërkesa ime kryesore për Kuvendin në vitin në vijim,” tha Ballanca.

erinda ballanca seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll