Politike

Korreshi ironizon zgjedhjet në PD: I lumtë Bashës që plotësoi formularin, lufta s’bëhet për ne

Korreshi po ashtu u bëri thirrje kolegëve të partisë se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti nuk po bëhet për ta por për interesat e disave prej anëtarëve.

22 Qershor 2023, 14:06 Nga I.A
Korreshi ironizon zgjedhjet në PD: I lumtë Bashës që
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi është shprehur se mund të ketë një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërkohë që ka ironizuar kandidimin e Lulzim Bashës për kreun e PD-së. Korreshi po ashtu u bëri thirrje kolegëve të partisë se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti nuk po bëhet për ta por për interesat e disave prej anëtarëve.

“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Në shtëpi jemi përditë, ideja është se Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.

saimir korreshi seance plenare 22 qershor 2023

Sondazh

Poll