Politike

Samiti i Diasporës/ Meta apel politikës: Dialog për negociatat me BE (VIDEO)

2 Mars 2019, 11:45 Nga DOSJA
Samiti i Diasporës/ Meta apel politikës: Dialog për negociatat me

LEZHË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, u bëri thirrje të dyja palëve politike që të ngrihen mbi interesat politike për hir të negociatave.

Uroj që ky Kuvend i Lezhës për mesazhin që na ka sjellë nga thellësia e historisë, që në kohët më të vështira na ka ndihmuar të gjithëve për reflektim, të na ndihmojë edhe ne këtu, për t’u ngritur mbi interesat afatshkurtra dhe të ngushta për t’i thënë një ‘PO’ të fortë rrugës europiane të Shqipërisë, por edhe Maqedonisë në qershorin që po vjen.
Duhet të jemi pak më të dashur me njëri tjetrin dhe ta gjykojmë më pak. Për këtë do të na ndihmonte thënia e Nënë Terezës. ‘Po ti gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për ti dashur ata’. Kjo është rruga e suksesit. Vetëm duke qenë të bashkuar mund të ecim përpara” tha Meta.

Pak orë më vonë, ka ardhur reagimi edhe nga socialistët, me anë të kryetarit të grupit, Taulant Balla. Balla tha se PS është gati të dialogojë por vetëm me disa kushte të panegociueshme që sipas PS janë zgjedhjet qendrore që do organizohen në vitin 2021. (Lexo ketu).

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për dialog me qeverinë. Basha tha sot se rruga e vetme janë protestat. (Lexo ketu)

Thirrja për dialog vjen pas vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet. Opozita dogji mandatet dhe vendi ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Ky opsion është përjashtuar nga kryeministri Edi Rama. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike lulzim basha samiti i dyte i diaspores ilir meta kriza politike lulzim basha samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll