Sport

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Partizanin për titullin kampion...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin. Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF-së dhe klubit të kuq.

21 Qershor 2023, 15:16 Nga DOSJA

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Partizanin për titullin

ZVICER - Në urimin e tij Infantino thekson, se titulli për Partizanin vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit. Gjithashtu ai falënderon edhe presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.

Më poshtë edhe letra e plotë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022/23.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantinok,”- shkruhet në letrën e kreut të futbollit botëror, Gianni Infatino.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Partizanin për titullin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 09:30

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

BRAZIL - Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t'i dhënë fund karrierës së tij futbollistike dhe tashm...