Sport

Koreani Son ka refuzuar Al Ittihad dhe dëshiron të vazhdojë te Tottenham...

Sulmuesi korean e bëri të qartë në deklaratat e tij, se nuk është i interesuar të shkojë në Al Ittihad të Arabisë Saudite dhe dëshira e tij është të qëndrojë te Tottenham.

21 Qershor 2023, 13:30 Nga DOSJA

Koreani Son ka refuzuar Al Ittihad dhe dëshiron të vazhdojë te

ANGLI - Al Ittihad pas “bingos” me Karim Benzema dhe blerjes së afërt të N’Golo Kante, u zhvendos për një tjetër “bombë”, pasi kërkonte të blinte yllin e Tottenhamit, Heung Min Son. Por këtë herë paratë e sauditëve nuk mjaftuan...

Me deklaratat e tij, sulmuesi korean theksoi se në këtë fazë të karrierës së tij nuk i interesojnë paratë dhe dëshiron të vazhdojë në Premier League dhe Tottenham.

“Kam shumë gjëra për të bërë në Premier League. Nuk më interesojnë paratë tani. Krenaria për të luajtur futboll, për të luajtur në ligën time të preferuar është e rëndësishme. Dua të luaj më shumë për Tottenhamin”,- ka sqaruar Son.

Koreani Son ka refuzuar Al Ittihad dhe dëshiron të vazhdojë te

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2023, 09:30

Luis Suarez po mendon për lamtumirën

BRAZIL - Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t'i dhënë fund karrierës së tij futbollistike dhe tashm...