Bota

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë hungareze në Kroaci, gjenden dy trupa të pajetë

Josip Brozicevic, kreu i Departamentit Kroat të Kërkimit dhe Shpëtimit, tha se tre persona ishin në bordin e helikopterit dhe trupat e dy prej tyre janë gjetur të pajetë.

21 Qershor 2023, 14:40 Nga f.i

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë hungareze në Kroaci,

KROACI- Rrëzohet një helikopter i ushtrisë hungareze në Kroaci, gjenden dy trupa të pajetë. Mediat e huaja shkruajnë se Josip Brozicevic, kreu i Departamentit Kroat të Kërkimit dhe Shpëtimit, tha se tre persona ishin në bordin e helikopterit dhe trupat e dy prej tyre janë gjetur të pajetë.

"Nuk është një helikopter që i përket Kroacisë. Detajet e aksidentit do të ndahen më vonë", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ekipet e shpëtimit janë në terren, kurse deri më tani kanë arritur të gjejnë dy trupa nga tre personat që gjendeshin në helikopter.

rrezohet helikopteri ne kroaci

Sondazh

Poll