Bota

I përfshirë në sulmin e gazetarëve në veri, Gjykata në Mitrovicë lë në paraburgim huliganin serb

Kështu ka bërë të ditur sot për KosovaPress nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, i cili ka informuar se dje është mbajtur seanca dëgjimore dhe se i dyshuari gjendet në masën e paraburgimit

21 Qershor 2023, 13:02 Nga I.A
I përfshirë në sulmin e gazetarëve në veri, Gjykata
Urosh Vukasinoviç

KOSOVË- Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urosh Vukasinoviç, i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj gazetarëve në veri. Kështu ka bërë të ditur sot për KosovaPress nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliçi, i cili ka informuar se dje është mbajtur seanca dëgjimore dhe se i dyshuari gjendet në masën e paraburgimit.

Urosh Vukasinoviç është arrestuar më 19 qershor, i dyshuar për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, më 16 qershor.

urosh vukasinoviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll