Bota

TERROR në Ohio! Babai rreshton 3 djemtë e tij dhe i ekzekuton, pamje nga arrestimi (VIDEO)

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin.

21 Qershor 2023, 13:04 Nga f.i
TERROR në Ohio! Babai rreshton 3 djemtë e tij dhe i ekzekuton, pamje
Chad Doerman dhe djemtë

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ohion nga vrasja e trefishtë e tre djemve, të moshës 7, 4 dhe 3 vjeç, të cilët u ekzekutuan me gjakftohtësi nga babai i tyre. Protothema raporton se Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit të tij tronditës.

Doerman ka dalë sot para gjykatës për t'u informuar për aktakuzën. 32-vjeçari shpërtheu në lot teksa prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi pasditen e kaluar në shtëpinë e tij kur rreshtoi tre djemtë e tij të vegjël dhe i ekzekutoi.

Duke i quajtur vrasjet e djemve si “veprimin më të keq kriminal” që ka parë në karrierën e tij, Gast shpjegoi se nëna 34-vjeçare e fëmijëve u përpoq të shpëtonte fëmijët e saj duke i rrëmbyer armën 32-vjeçarit, i cili e qëlloi në krah. Sipas të njëjtit prokuror, Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin.

"Në një akt mizorie të papërshkrueshme, babai që qëndronte para jush rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i ekzekutoi në shtëpinë e tij me pushkë. Dihet se njëri nga djemtë arriti të shpëtonte dhe vrapoi në një fushë afër shtëpisë. Ne gjithashtu e dimë - me pranimin e babait - se ai e gjuajti këtë djalë, e tërhoqi zvarrë në shtëpi dhe e ekzekutoi para dëshmitarëve," -tha Prokurori i Qarkut David Gast për Doerman në gjykatë.

Pamje nga arrestimi: 

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Policia e arreston ndërsa qentë e tij lehin fort . Në sfond dëgjohet një grua duke qarë dhe duke bërtitur, e cila ndoshta është nëna e djemve të vdekur.

babi vret tre djemte e tij chad doerman

Sondazh

Poll