Bota

Aksioni i policisë në MEK/ Irani: Muxhahedinët, kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

Policia në Shqipëri ka bastisur një kamp që i përket Organizatës terroriste anti-Iraniane Mujahedin-e-Khalq (MKO) për shkak të përfshirjes së saj në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja.

21 Qershor 2023, 13:09 Nga I.A
Aksioni i policisë në MEK/ Irani: Muxhahedinët,
Nasser Kana’ani

IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani tha se muxhahedinët e MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë për shkak të natyrës së tyre terroriste. Mediat iraniane shkruajnë se Kana’ani në një postim në Twitter ka theksuar se për këtë arsye qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.

Policia në Shqipëri ka bastisur një kamp që i përket Organizatës terroriste anti-Iraniane Mujahedin-e-Khalq (MKO) për shkak të përfshirjes së saj në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Përleshjet shpërthyen kur policia sulmoi kampin, i njohur si Ashraf-3, në veriperëndim të kryeqytetit Tiranë, të martën. Raportet thonë se një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet. Gjykata Speciale e Shqipërisë Kundër Krimit dhe Korrupsionit autorizoi operacionin për shkak të shqetësimeve se MKO ishte përfshirë në terror dhe sulme kibernetike.

nasser kana’ani aksion ne mek

Sondazh

Poll