Bota

VIDEO- Arrestohet ish-kryeministrja e Perusë/ Betsy Chavez akuzohet për komplot kundër shtetit

Arrestimi i Chavez vjen më shumë se gjashtë muaj pas arrestimit dhe paraburgimit të ish-presidentit Castillo, i akuzuar për "rebelim".

21 Qershor 2023, 13:19 Nga f.i
VIDEO- Arrestohet ish-kryeministrja e Perusë/ Betsy Chavez akuzohet
Betsy Chavez

PERU- Policia peruane arrestoi të martën ish-kryeministren Betsy Chavez me akuzat për komplot kundër shtetit dhe përfshirje në tentativën për "grusht shteti" që i atribuohet ish-presidentit Pedro Castillo, raporton protothema.

Ish-kryeministrja u arrestua në shtëpinë e saj në qytetin jugor Tacna, pas një vendimi gjyqësor. Arrestimi i Chavez vjen më shumë se gjashtë muaj pas arrestimit dhe paraburgimit të ish-presidentit Castillo, i akuzuar për "rebelim".

Chavez, 34 vjeç, një ish-drejtuese e lëvizjes studentore, juriste, ish-deputete dhe ministre, përballet, ashtu si ish-anëtarë të tjerë të qeverisë Castillo, me një hetim për përfshirje në "komplotin" për përmbysjen e rendit ligjor.

peru betsy chavez

Sondazh

Poll