Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët makina “Range Rover” e Dritan Lelit, flet kryetari i Bashkisë: S’më intereson, kam vëllain sëmurë

  • Dëshmia e banorëve: Nuk dëgjuam gjë, shoferi jetonte tek pallati tjetër
  • Shënim: Kush ia vuri zjarrin makinës së Dritan Lelit
  • I shkrumbuan Rang-Roverin, Dritan Leli s’do t’ja dijë: Kam vëllain keq… s’më intereson
  • Shkrumbohet nga flakët makina e Dritan Lelit, kreut të Bashkisë Vlorë. Leli: "Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur".

    VLORË- Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Policia njofton se automjeti tip “Range Rover”, që përdorej nga Dritan Leli, në momentin që është përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar pranë zyrave të Bashkisë.

    Nga zjarri është djegur edhe një mjet tjetër, në pronësi të shtetasit B.A, i cili ndodhej i parkuar pranë makinës së kryetarit të Bashkisë. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa deri më tani nuk dihet asnjë detaj për autorët.

    “Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.”, njofton Policia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për këtë ngjarje Dritan Leli ka deklaruar se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh.

    “Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

     

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment