Aktualitet

Aksioni i policisë, muxhahedinët: Na morën kompjuterat dhe telefonët me forcë, vëllain tonë e vranë

Sipas tyre ata kanë vrarë një person, ndërkohë që kanë theksuar se kjo gjë nuk është legale.

20 Qershor 2023, 12:32 Nga I.A
Aksioni i policisë, muxhahedinët: Na morën kompjuterat dhe
Foto nga protesta

DURRËS- Banorët e MEK në Manzë kanë deklaruar se policia u ka marrë atyre kompjuterat dhe telefonat me forcë. Sipas tyre ata kanë vrarë një person, ndërkohë që kanë theksuar se kjo gjë nuk është legale.

“Na morën të gjitha kompjuterat. Ne po luftojmë për liri. Vranë njërin nga vëllezërit tanë. Na morën kompjuterat dhe telefonat me forcë. Nuk e di pse. Unë kompjuterin e përdor për gjimnastikën time. A është kjo legale? A nuk duhet që ata ta na mbrojnë? Kemi këtu 6 vite. Çfarë ishte kjo? Çfarë duan ata? Vetëm nëse regjimi i Iranit është në duart e tyre”, thanë muxhahedinët.

aksioni ne mek

Sondazh

Poll