Sport

Bashkëshortja jep lajmin e mirë për Sergio Rikon: “Ka dalë nga gjëndja koma!”

Portieri pësoi një goditje të rëndë në kokë kur ka rënë nga kali në El Rocío

20 Qershor 2023, 08:04 Nga DOSJA
Bashkëshortja jep lajmin e mirë për Sergio Rikon: “Ka

SPANJE - Lajm i mirë më në fund, për shëndetin e Sergio Rico. Bashkëshortja e tij, Alba Silva, ka raportuar se portieri ka dalë nga koma pas 25 ditësh të dhimbshme,  pasi mjekët janë siguruar për gjendjen e tij. 

"Epo, ja ku vazhdojmë duke bërë hapa të vegjël përpara. E vërteta është se tashmë e shohim dritën pak më shumë. Sigurisht, falë spitalit dhe personelit shëndetësor që po sillen në mënyrë të pabesueshme. Po, pak nga pak dhe e dija nga fillimi që do të dilte përpara se është kampion”, është shprehur andaluziani në afërsi të Spitalit.

Pavarësisht kësaj, e reja donte të ishte shumë e kujdesshme për situatën: "Pak nga pak, duhet të jeni shumë të durueshëm ", tha ajo për gazetarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll