Sport

Anglia e pamëshirshme ndaj Maqedonisë së Veriut, e mund 7-0, Franca thyen minimalisht Greqinë

Sa i përket Grupit H, Finlanda fitoi me goleadë 6-0 përballë San Marinos dhe mban kryesimin e grupit me 9 pikë pas 3 ndeshjeve të luajtura. Po me 9 pikë por në vendin e dytë ndodhet Kazakistani I cili fitoi minimalisht 0-1 në transfertë përballë Irlandës së Veriut, të dyja këto ekipe me nga 4 ndeshje.

19 Qershor 2023, 23:07 Nga DOSJA
Anglia e pamëshirshme ndaj Maqedonisë së Veriut, e mund 7-0,

FRANCE - Franca ja del mbanë të mund Greqinë në ndeshjen e rradhës eliminatore të kampionatit europian me shifrat minimale 1-0. Penalltia e shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e 55’-të qëndroi në fuqi deri në përfundim të ndeshjes duke i dhënë 3 pikë të tjera skuadrës së gjelave të cilët pas katër ndeshjeve e shohin veten në kuotën e 12 pikëve në krye të Grupit B.

Ndërkohë që pavarësisht kësaj humbjeje skuadra Helene është në vendin e dytë në grup me 6 pikë pas tre ndeshjeve, një pak se kryesuesit francez.

Ndërkohë Irlanda bëri detyrën ndaj Gjilbraltarit skuadrës më të dobët të grupit duke marrë 3-pikëshin e parë pas tre ndeshjeve të luajtura deri më tani.

Grupin C Anglia ka turpëruar Maqedoninë e Veriut duke e shkatërruar 7-0. Në minutën e 29-të Harry Kane zhbllokoi ndeshjen, për t’i lënë rradhën më pas Saka dhe Rashford që Brenda 45 minutave shënuan dy here të tjera duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në avantazhin 3-0 për luanët.

Me fillimin e pjesës së dytë Saka shënoi edhe dy herë të tjera duke çuar në tre numrin e golave personal në këtë ndeshje dhe në shifrat 5-0 takimin që në minutën e 51’-të. Më pas Filips dhe sërish Kane me një penallti të shndërruar në gol në minutën e 73’-të vulosi rezultatin përfundimtarë në 7-0.

Pas 4 ndeshjesh të luajtura skuadra e Southgate ka pikët e plota dhe me 12 të tilla udhëheq grupin e ndjekur nga Ukraina me 6 pikë pas 3 ndeshjesh të luajtura. Skuadra ukrainase në këtë raund të katërt ndeshjesh fitoi minimalisht 1-0 përballë Maltës, por aq mjaftoi për 3 pikë me vlerë për ta që i mbajnë në vendin e dytë për momentin me një ndeshje më pak se Anglia.

Ndërkohë në Grupin D, Turqia fitoi 2-0 me Uellsin ndrëkohë që Armenia mundi Letoninë me shifrat 2-1.

Sa i përket Grupit H, Finlanda fitoi me goleadë 6-0 përballë San Marinos dhe mban kryesimin e grupit me 9 pikë pas 3 ndeshjeve të luajtura. Po me 9 pikë por në vendin e dytë ndodhet Kazakistani i cili fitoi minimalisht 0-1 në transfertë përballë Irlandës së Veriut, të dyja këto ekipe me nga 4 ndeshje. Ndërkohë që ndeshja e tretë e këtij grupi mes Sllovenisë dhe Danimarkës u mbyll në barazim pa gola 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll