Sport

Befason Sylvinho: “Ndeshja me Ishujt Faroe, më e vështirë se ajo me Moldavinë"…

Në konferencën për shtyp që dha përpara ndeshjes në Torshavn të Ishujve Faroe është shprehur i rezervuar për ëtë ndeshje pavarësisht se në letër diferencat janë të mëdha.

19 Qershor 2023, 19:05 Nga DOSJA

Befason Sylvinho: “Ndeshja me Ishujt Faroe, më e vështirë

ISHUJT FAROE - Pak ditë nga fitorja ndaj Moldavisë ditën e shtunë, përfaqësuesja shqiptare të dielën ka mbërritur në mbërmje në Ishujt Faroe, ku ditën e martë do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës për eliminatore e kampionatit europian "Gjermani 2024".

Pas një séance të lehtë stërvitore kuqezinjtë kanë qenë pushim paraditen e së hënës dhe pasdite kanë zhvilluar seancën e tyre të fundit stërvitore për ndeshjen, që do të luajnë mbrëmjen e së martës. Trajneri Sylvinho, në konferencën për shtyp që dha përpara ndeshjes në Torshavn të Ishujve Faroe, është shprehur i rezervuar për këtë ndeshje, pavarësisht se në letër diferencat janë të mëdha.

"Ndeshja sigurisht që është e vështirë, pasi e kemi thënë gjithmonë që nuk ka ndeshje të lehta. Sa i përket modulit të lojës nuk mund të them nëse do ta ndryshoj apo jo. Do të mbyllim edhe seancën e fundit dhe më pas do ta vendosim përpara ndeshjes. Ne luajmë për 6 finalet e mbetura dhe për objektivin që ne kemi, duhet të jemi me 100 km/h në çdo ndeshje. Kjo ndeshje që do të luajmë të martën, është krejt e ndryshme nga ajo me Moldavinë."

Po a i trembet trajneri euforisë pas suksesit dhe entuziazmit që solli fitorja e së shtunës në kryeqytet?

"Euforia dhe gëzimi për fitoren e arritur kanë mbaruar me kohë, bëmë mirë në atë ndeshje, morëm 3 pikët dhe kaq. Ndeshja ndaj Ishujve Faroe nuk do të jetë aspak e thjeshtë, është një kundërshtar që luan me një skemë klasike 4-4-2 dhe me kombinime të ndryshme të kësaj skeme difensive. Gjithsesi nga sa kemi parë, kundërshtari ynë është shumë fizik dhe mund të them se kjo ndeshje është edhe më e vështirë se ndeshja e Tiranës."  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll