Sport

E RRALLE! Pezullohet miqësorja në Austri… “faji jetim”. Për shkak të racizmit, neozelandezët nuk dalin në fushë (video)

Lojtarët e Zelandës së Re nuk kanë dashur të rifillojnë pas pushimit ndeshjen miqësore, të luajtur këtë të hënë në mbrëmje në Austri, kundër Katarit. Shkak të akteve raciste ndaj mbrojtësit të Kiwis, Michael Boxall.

19 Qershor 2023, 23:20 Nga DOSJA

E RRALLE! Pezullohet miqësorja në Austri… “faji

AUSTRI - Ndeshja miqësore mes Katarit dhe Zelandës së Re e luajtur të hënën në mbrëmje në Austri nuk rifilloi pas pjesës së parë (Zelanda e Re kryesonte 1-0). Stafi i Kiwis dhe të gjithë lojtarët kanë vendosur të mos kthehen në fushë.

Sipas tyre, mbrojtësi Michael Boxall (34, Minesota United) ishte viktimë e racizmit nga një lojtar kundërshtar dhe arbitri nuk mori masa ndaj tij. Në minutën e 40-të, lojtari i Katarit, Yusuf Abdurisag, u shfaq duke iu drejtuar Boxall pak para një gjuajtje të lirë, duke i zemëruar neozelandezët.

Trajneri portugez i Katarit, Carlos Queiroz, ka folur në mikrofonin e kanalit të Katarit Al-Kass. “Për habinë tonë, kapiteni i Zelandës së Re erdhi tek ne për të na thënë se skuadra e tij nuk do të rifillonte lojën. Faktet janë si më poshtë: dy lojtarë shkëmbyen fjalë në fushë. Kush foli i pari? Është mes tyre. 

Lojtarët e Zelandës së Re kanë vendosur të mbështesin partnerin e tyre dhe sigurisht që ne mbështesim lojtarin tonë. Ata zgjodhën të braktisin ndeshjen, pa dëshmitarë të kësaj historie. Gjyqtari nuk dëgjoi asgjë, as stolat. Tani le të vendosë FIFA, por pyeta trajnerin kundërshtar, gjyqtarët, askush nuk dëgjoi asgjë. Kështu që nuk e di se si do të mund të vendosë FIFA pa dëshmitarë. Fakti është që ne luajmë një ndeshje miqësore dhe një ekip e braktis ndeshjen.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll