Sport

VIDEO / Zhgënjen Kosova, Bjellorusia i shkakton humbjen e parë…

Një rezultat tejet negativ ky për skuadrën e drejtuar nga Zhires, e cila pas tre barazimeve me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë, regjistron këtë humbje 2-1, duke zbritur në vendin e parafundit në grup

19 Qershor 2023, 22:31 Nga DOSJA

VIDEO / Zhgënjen Kosova, Bjellorusia i shkakton humbjen e parë…

HUNGARI - Kosova jo vetëm që nuk arrin të marrë pikë në ndeshjen e katërt të këtyre eliminatoreve përballë Bjellorusisë në fushën asnjanëse të Budapestit, por e gjen veten në disavantazh të dy golave në pjesën e dytë. Muriqi nga pika e penalltisë vetëm se e ngushtoi në 2-1 humbjen e parë dhe të papritur.

Në minutën e 73-të Morozov shënon golin e parë duke shokuar Dardanët.

Ende pa u rikuperuar nga shoku i disavantazhit, skuadra përfaqësuese e Kosovës pëson edhe golin e dytë, 2 minuta më pas nga Bjellorusia me autor Ebong.

Pak minuta nga fundi i ndeshjes Vedat Murriqi (87') arrin të shndërrojë në gol një 11-metërsh për të ngushtuar diferencën e golave në 2-1.

Në minutat e mbetura situata mbetet e njëjtë dhe Kosova regjistron humbjen e parë në këto eliminatore, duke e parë veten në vendin e parafundit me 3 pikë sa edhe Bjellorusia, që mori fitoren e parë, por që ka një golavarazh më të mirë.

Një rezultat zhgënjyes ky për përfaqësuesen ‘Dardane’, e cila e shndërron në një mision të pamundur atë që në letër dukej i mundur kur u hodh shorti, kualifikimin për në finalet e Europianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll