Sport

Benzema fshin çdo gjurmë të Realit…

Benzema bëri unfollow llogarinë zyrtare të Real Madridit në Instagram, duke fshirë të gjitha gjurmët e “mbretëreshës”.

19 Qershor 2023, 18:23 Nga DOSJA

Benzema fshin çdo gjurmë të Realit…

SPANJE - Karim Benzema është larguar nga Reali pas 14 vitesh. Një nga futbollistët më të mirë në historinë e ‘merengues’ vendosi të largohej nga klubi një vit para përfundimit të kontratës së tij.

Francezi ndaloi së ndjekuri llogarinë zyrtare të Real Madridit në Instagram (ndërsa ende e ndjek në Twitter).

Benzema fshin çdo gjurmë të Realit…

Llogaria zyrtare e Real Madridit e ka bërë unfollow edhe francezin 35-vjeçar. Në fund të fundit, “mbretëresha” ndjek vetëm 40 persona nga llogaria e saj zyrtare, të gjithë lojtarët dhe llogaritë e sponsorëve të klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll