Kancelari gjerman: Perëndimi të përgatitet për konflikt të zgjatur
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaron se Perëndimi duhet të rregullojë politikën e tij me shpresën se konf...
Presidentja ka përmendur veprimet e vazhdueshme destruktive të Serbisë, të cilat kanë për qëllim të drejtpërdrejt destabilizimin e vendit.
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë në Parlamentin e Austrisë, të përbërë nga deputetë të partive të ndryshme politike në Austri.
Në takim me delegacionin austriak, Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës përgjatë viteve, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që të hapen kapituj të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur edhe rolin jetik të diasporës në Austri si urë ndërlidhëse e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në forcimin e mëtejmë të raporteve të shkëlqyera ndërshtetërore. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.
Presidentja ka përmendur veprimet e vazhdueshme destruktive të Serbisë, të cilat kanë për qëllim të drejtpërdrejt destabilizimin e vendit.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani potencoi se ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët është i domosdoshëm. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët”, njofton Zyra e Presidentes.
Presidentja Osmani shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e rëndësishme të Austrisë për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare, duke theksuar se avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare sjellë më shumë stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaron se Perëndimi duhet të rregullojë politikën e tij me shpresën se konf...
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me S...
Daut Haradinaj KOSOVË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i...
BE Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë &ldquo...
Zbynek Doljesi HAGË- Dëshmitari i tetë po jep dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtris...
Anastasia Rubinska GREQI- Tragjike është fati i Anastasia Rubinskas, polakes që shkoi në Greqi me pushime, mirëpo u gjet pas...
Hagë HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke u marrë në pyetje dëshm...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën...
Grua SHBA- 'World Data Info' përpiloi një listë të madhësive të gjoksit në botë. Ekzistojnë të paktë...
Titanik Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik pas zhdukjes së papritur të një nëndetëse tu...