Bota

Gjyqi në Hagë/ Dëshmitari i 8-të kundër Pjetër Shalës në Speciale: Kam përpiluar dy raporte gjenetike! Ja çfarë u zbulua

Ndërsa, i pyetur lidhur me raportin e dytë të vitit 2023, dëshmitari pohoi sërish se ka qenë ai i cili e ka hartuar raportin, përmes të cilit ka bërë lidhjen biologjike midis subjektit A dhe B me personin që i përkiste kocka eshtërore.

19 Qershor 2023, 17:15 Nga a.l
Gjyqi në Hagë/ Dëshmitari i 8-të kundër Pjetër
Zbynek Doljesi

HAGË- Dëshmitari i tetë po jep dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Bëhet fjalë për, Zbynek Doljesi, ekspert i identifikimit të ADN-së. 

Doljesi pretendon se ka përpiluar dy raporte, fillimisht në vitin 2009 dhe më pas në vitin 2023. Për raportin e vitit 2009, dëshmitari Doljeshi tha se si Institut ka patur për detyrë të përcaktojnë lidhjen biologjike të një prindi me një material të një trupi të vdekur.

“Ishte një kërkesë standarde, na u kërkua të bëjmë përcaktimin e lidhjes biologjike, na u dha material i prindërve të mundshëm biologjik edhe një material të trupit të caktuar të vdekur”, ka pohuar ai.

Sipas këtij raporti, krahasimi i ADN-së nga dy subjekte njerëzish A dhe B përkonin me kockën që kishin pranuar. Ndërsa, i pyetur lidhur me raportin e dytë të vitit 2023, dëshmitari pohoi sërish se ka qenë ai i cili e ka hartuar raportin, përmes të cilit ka bërë lidhjen biologjike midis subjektit A dhe B me personin që i përkiste kocka eshtërore.

Dëshmitari Dolejshi sqaroi se nga 16 shënues të cilët ka poseduar ky institut për lidhjet e ADN-së së personave në raportin e vitit 2023, kishin arritur të nxjerrin vetëm 9 shënues.

Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. 

gjyqi ne hage zbynek doljesi

Sondazh

Poll