Bota

'Dëgjova, ma lini mua këtë t'a vras'/ Dëshmitari serb në Hagë: Jam dhunuar me shkop nga UÇK për 56 ditë

Sipas prokurorit të specializuar, dëshmitari, këtë deklaratë e ka dhënë edhe në vitin 2002, 2003 dhe 2009, pa specifikuar se për cilën gjykatë bëhet fjalë.

19 Qershor 2023, 17:03 Nga a.l
'Dëgjova, ma lini mua këtë t'a vras'/
Hagë

HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke u marrë në pyetje dëshmitari me kodin 03540, në rastin e katër ish – krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë dëshmisë së tij ai, ka pretenduar se një rojtar pylli, ishte ndaluar nga ushtarë të UÇK-së dhe ishte rrahur për 56 ditë, me urdhër të Latif Gashit. Sipas prokurorit të specializuar, dëshmitari, këtë deklaratë e ka dhënë edhe në vitin 2002, 2003 dhe 2009, pa specifikuar se për cilën gjykatë bëhet fjalë.

“Jo asgjë, ata hynë në dhomë, unë isha ulur në gjunjë dhe filluan të më binin mbrapa me shkop gome dhe ‘kontakët e pushkëve’, por e kam dëgjuar zërin e Latif Gashit. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka thënë sepse nuk flas shqip, por e kam dëgjuar një person duke thënë ma lini mua këtë ta vras, t’ia q** nënën serbe, këtë e di. Sigurisht që ka dhënë urdhër sepse ishim aty unë dhe Sabit Berisha”, ka deklaruar dëshmitari këtë të hënë.

Dëshmitari ka treguar më tej se atij i është prezantuar një dokument nga prokurori, në të cilin thuhet se shkruan procesi i lirimit të tij, më 26 tetor të vitit 1998.

“Po kjo është e saktë që u lirova por nuk e kam nënshkruar unë dhe nuk e di se kush e ka nxjerrë këtë dokument”, tha ai. 

Në pjesën hyrëse të kësaj letre shkruan se ky dokument është lëshuar nga një degë e Punëve të Brendshme në Podujevë. Dëshmitari ka refuzuar të tregoj se ishte takuar me ndonjë polic serb në atë kohë dhe se nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të gjendjes së rëndë fizike e psikike.

“Të nesërmen doli në medie se si unë kam ikur nga UÇK, por unë nuk kam asnjë lidhje me këtë. Pothuajse nuk dija asgjë për veten, aq isha i sëmurë. Aq isha në gjendje të keqe fizikisht saqë nuk isha në gjendje t’ia jap dikujt këtë dokument. Nuk e di se kush e ka shkruar këtë dokument", tha ai. 

Më pas ai ka treguar se mori trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor në Prekuple të Serbisë.

I pyetur se përse nuk kishte treguar se ishte keqtrajtuar nga Latif Gashi e Nuredin Ibishi, ai tha se nuk mund të kujtonte ngjarjen. 

”E kisha harruar në atë kohë shumë gjëra dhe akoma nuk isha plotësisht i ndërgjegjshëm, kisha pasur shumë trajtime mjekësore, pak më vonë kur e morra veten u kujtova për komandantët”, tregon ai në seancë.

Dëshmitari që aktualisht po merret në pyetje nga Prokurori i Specializuar në Hagë, ishte banor i Podujevës dhe i punësuar në po këtë qytet. 

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll