Bota

'Nëse nuk rikthen policët, do të ngrijmë raportet'/ Haradinaj: Edi Rama tregoi qëndrim dinjitoz! Kurti po e dëmton Kosovën

Në një postim në rrjete sociale ai tha se Rama ka treguar një qëndrim dinjitoz, ndërsa shprehu rezervat e tij për kryeministrin Albin Kurti duke u shprehur se po humb mbështetjen e aleatëve dhe po dëmton Kosovën. 

19 Qershor 2023, 17:51 Nga a.l
'Nëse nuk rikthen policët, do të ngrijmë
Daut Haradinaj

KOSOVË-  Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i cili më herët gjatë ditës së sotme tha se nëse nuk rikthen policët e Kosovës raportet e Shqipërisë me Serbinë do të ngrihen. Në një postim në rrjete sociale ai tha se Rama ka treguar një qëndrim dinjitoz, ndërsa shprehu rezervat e tij për kryeministrin Albin Kurti duke u shprehur se po humb mbështetjen e aleatëve dhe po dëmton Kosovën. 

"Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob. Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën. I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm. Amerikë kemi nevojë për ju! Ne jemi 100 përqind pro", shkruan ai. 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Serbinë për ngrirje të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë nëse nuk lirohen 3 policët e Kosovës të rrëmbyer javën e kaluar. Por po ashtu, ka lëshuar edhe një mesazh për homologun e tij në Prishtinë, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim të gjatë në rrjetet e tij sociale, kryeministri shqiptar kërkon lirimin e 3 policëve, duke theksuar se nuk kanë kryer asnjë krim, ndërsa Kurtit i kërkon që të qetësojë situatën në Veri të Kosovës para se të jetë tepër vonë. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll