Bota

Kancelari gjerman: Perëndimi të përgatitet për konflikt të zgjatur

Luftë brutale për territor është duke u zhvilluar në vijat e frontit jugor dhe lindor. 

19 Qershor 2023, 18:03 Nga a.l
Kancelari gjerman: Perëndimi të përgatitet për konflikt
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaron se Perëndimi duhet të rregullojë politikën e tij me shpresën se konflikti në Ukrainë mund të vazhdojë për një periudhë të pacaktuar kohe, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne duhet të përgatitemi se akti rus [operacioni special ushtarak] mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Kjo është ajo për të cilën ne po përgatitemi dhe kjo është ajo drejt së cilës po e orientojmë politikën tonë. Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Megjithatë, është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt”, tha kancelari gjerman Scholz duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Luftë brutale për territor është duke u zhvilluar në vijat e frontit jugor dhe lindor. 

olaf scholz

Sondazh

Poll