Bota

Vrasja tragjike e 27-vjeçares polake në Greqi, arrestohet i dyshuari, vëllai i viktimës: Ma sillni ta vras!

Trupi i 27-vjeçares u gjet në zonën e Alykes, në një qese të mbuluar me degë, në një zonë rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi që po mbahet nga policia.

19 Qershor 2023, 17:12 Nga A.B
Vrasja tragjike e 27-vjeçares polake në Greqi, arrestohet i
Anastasia Rubinska

GREQI- Tragjike është fati i Anastasia Rubinskas, polakes që shkoi në Greqi me pushime, mirëpo u gjet pas disa ditësh e pajetë. Trupi i 27-vjeçares u gjet në zonën e Alykes, në një qese të mbuluar me degë, në një zonë rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi që po mbahet nga policia.

Ai është personi që e ka parë për herë të fundit dhe që në momentin e parë është konsideruar i dyshimtë pasi ka rënë në shumë kontradikta gjatë marrjes në pyetje në polici. Personi nga Bangladeshi u ndalua nën akuzën e rrëmbimit, megjithatë hetimet po vijojnë. 

Për ngjarjen në fjalë, kanë reaguar edhe familjarët e Anastasias. I vëllai kërkon që të takohet me autorin e dyshuar. Për mediat greke ai ka thënë:

"Do të doja dhjetë minuta të takohesha me këtë njeri dhe ta "përfundoja" vetë. Sigurisht që nuk mendoj se ishte një aksident. Nuk mund të them asgjë tjetër. Le të bëhet drejtësi. Personat që e kanë bërë duhet të dënohen siç e meritojnë. Më vjen keq për familjen time, por shpresoj se vrasja e saj do të jetë një paralajmërim për vajzat e tjera kur ato janë në vende të tjera, që të shikojnë shoqërinë e tyre dhe të jenë më të kujdesshme"

Vrasja tragjike e 27-vjeçares polake në Greqi, arrestohet i

Dëshmitë e nxjerra nga analiza e materialit janë gjithashtu të rëndësishme, pasi ADN-ja e Anastasia u gjet në shtëpinë e të riut nga Bangladeshi.

Kryeministri i Polonisë informoi se do t'i kërkojë Greqisë ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçares Anastasia.

“Jam i tronditur nga vrasja mizore e 27-vjeçares Anastasia. Autori duhet të përballet me pasoja shumë të rënda. Prandaj do t'i kërkojmë Greqisë të dorëzojë të dyshuarin për t'u gjykuar në një gjykatë polake dhe për t'i dhënë dënimin maksimal të mundshëm”, shkroi ai në Twitter.

anastasia rubinska

Sondazh

Poll