Bota

Arrestimi i Urosh Vukasinoviç, Sveçla: Këta kriminelë po marrin urdhra nga Serbia! Do të përballen me drejtësinë

Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se i arrestuari i tretë i radhës është Urosh Vukasinoviç.

19 Qershor 2023, 16:42 Nga a.l
Arrestimi i Urosh Vukasinoviç, Sveçla: Këta kriminelë po
Xhelal Sveçla

KOSOVË-  Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve. Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se i arrestuari i tretë i radhës është Urosh Vukasinoviç. Ai tha se kriminelët do të përballen me drejtësi. 

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet. Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, ka shkruar ministri ministri Sveçla. 

Uros Vukasinovic, është serbi i arrestuar nga policia e Kosovës si organizator i sulmeve në veri ndaj gazetarëve. Arrestimi i tij është kryer si rezultat i hetimeve, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj gazetarëve në datë 16 qershor 2023. 

xhelal svecla

Sondazh

Poll