Aktualitet

Nga vrasjet te vjedhja në grup, ekstradohet i shumëkërkuari nga Greqia (Emri)

2 Mars 2019, 10:45 Nga DOSJA
Nga vrasjet te vjedhja në grup, ekstradohet i shumëkërkuari nga

Ekstradohet nga Greqia, 37 vjecari Gezim Toma, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Gëzim Toma, 37 vjeç u arrestua falë bashkëpunimit me autoritetet policore greke më 29.11.2013, në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut.

Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstardimi nga greqia gezim toma interpol tirana ekstardimi nga greqia gezim toma interpol tirana

Sondazh

Poll