Bota

Mbytja e anijes me emigrantë! Pakistani shpall ditë zie, 9 persona dalin sot para gjykatës greke

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, urdhëroi një goditje të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në kontrabandën e njerëzve, duke thënë se ata do të ndëshkoheshin rëndë. 

19 Qershor 2023, 09:57 Nga f.i
Mbytja e anijes me emigrantë! Pakistani shpall ditë zie, 9 persona
anije me emigrantë

GREQI- Nëntë persona të akuzuar për përfshirje në trafikun e qenieve njerëzor, të cilët dyshohet se janë të përrfshirë në mbytjen e 78 refugjatëve dhe zhdukjen e gati 700 të tjerëve do të dalin sot para gjykatës greke, raporton The guardian.

Ndërkohë pasi u zbulua se dhjetëra pakistanezë ishin në mesin e atyre që ishin në barkë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, urdhëroi një goditje të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në kontrabandën e njerëzve, duke thënë se ata do të ndëshkoheshin rëndë. Sharif gjithashtu e shpalli të hënën ditë zie, me flamurin kombëtar të valëvitur në gjysmë shtizë.

Autoritetet greke raportuan se 78 emigrantë të vdekur dhe 104 të mbijetuar kryesisht nga Siria, Afganistani, Egjipti dhe Pakistani u sollën në breg pasi anija e mbipopulluar me emigrantë u mbyt rreth 50 milje larg qytetit jugor grek të Pylos, të nisur nga Tobruku i Libisë drejt Italisë. Më shumë se 500 njerëz besohen të zhdukur, përfshirë shumë fëmijë, të afërmit janë ende në kërkim të informacionit pasi anija u mbyt në një nga pjesët më të thella të Mesdheut.

mbytet anija ne greqi emigrante te vdekur

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2023, 09:49 k.m.

Futbollisti brazilian grabitet në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Futbollisti i njohur i Olympiacos-it, Rodney Marcelo de Almeida, i njohur si Rodney, është grabitur gjatë natës....