Bota

Pavarësisht protestave, Netanyahu ecën përpara me reformën në drejtësi

Siç tha ai, politikanët e opozitës Yair Lapid dhe Benny Ganj pretendonin se kishin nisurnjë dialog por në fakt nuk synonin të gjenin një linjë të përbashkët me qeverinë.

18 Qershor 2023, 17:02 Nga k.m.
Pavarësisht protestave, Netanyahu ecën përpara me reformën
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të vazhdojë me reformën e diskutueshme gjyqësore, pavarësisht protestave që vazhdojnë prej muajsh në vendin e tij. Netanyahu akuzoi opozitën gjatë një takimi të kabinetit sot në Jerusalem se po përpiqet të blejë kohë në negociatat e ndërmjetësuara nga presidenti i vendit, Isaac Herzog.

Siç tha ai, politikanët e opozitës Yair Lapid dhe Benny Ganj pretendonin se kishin nisurnjë dialog por në fakt nuk synonin të gjenin një linjë të përbashkët me qeverinë.

“Kjo është arsyeja pse ne do të mblidhemi këtë javë dhe do të ndërmarrim disa hapa praktikë”, tha Netanyahu. Duke iu referuar fitores së tij në zgjedhje vitin e kaluar, Netanyahu shtoi se kjo do të ishte në përputhje me "urdhrin që morëm për drejtuar sistemin gjyqësor".

Udhëheqësi i opozitës Lapid paralajmëroi se vendimi i Netanyahut do t'i jepte një goditje fatale ekonomisë, do të rrezikonte sigurinë dhe do të përçante popullin izraelit.

Në mars, Netanyahu tha se do të vononte planin e tij për të reformuar sistemin gjyqësor për disa javë në përgjigje të protestave dhe grevave në rritje të sindikatave. Por në muajt në vijim negociatat mes qeverisë dhe opozitës nuk arritën të arrinin një marrëveshje kompromisi. Të mërkurën, përfaqësuesit e opozitës thanë se do të vazhdonin negociatat sapo të përfundonte krijimi i një organi për emërimin e gjyqtarëve, Komiteti i Përzgjedhjes Gjyqësore.

Koalicioni i Netanyahut kërkon të dobësojë kompetencat e Gjykatës së Lartë të vendit, të cilën e akuzon për ndërhyrje të tepruar në politikë. Ndër të tjera, qeveria do të fitojë më shumë pushtet për të emëruar gjyqtarë dhe parlamenti do të jetë në gjendje të rrëzojë vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë. Kritikët e shohin planin si një rrezik për demokracinë në Izrael dhe paralajmërojnë për një krizë kombëtare. Mbrëmë dhjetëra mijëra persona protestuan kundër reformës për të 24 javën radhazi.

benjamin netanyahu izrael

Sondazh

Poll