Bota

Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkaqenët gjatë xhirimit të një dokumentari

Në momentin e sulmit, ekuipazhi po mblidhte pamjet pranë Hawaiit për "Our Planet II", të transmetuar nga Sir David Attenborough.

18 Qershor 2023, 15:59 Nga k.m.
Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkaqenët gjatë xhirimit të
Foto ilustruese

SHBA- Prodhuesit e filmit thonë se ekipet u takuan nga afër me disa peshkaqenë gjatë xhirimit të një dokumentari të Netflix në mes të oqeanit. Anëtarët e ekuipazhit për "Our Planet II", të transmetuar nga Sir David Attenborough, po mblidhnin pamjet pranë Laysan, një nga ishujt veriperëndimorë të Hawait, kur takuan peshkaqenë tigër. Producenti i serialit Huw Cordey i tha Forbes se ekuipazhi planifikoi të bënte "një xhirim nënujor" me ta por hasën në probleme kur dy peshkaqenë i sulmuan.

"Ishte si diçka si filmi Jaws,"- tha Cordey.

Regjisori dhe producenti Toby Nowlan tha për Radio Times se u tmerrua kur peshkaqeni u kafshoi edhe gomonen.

"E gjithë varka shpërtheu. Ne po përpiqeshim ta largonim peshkaqenin por nuk u tremb. Ishte e tmerrshme,"-shtoi Nowlan.

Për fat të mirë, varka ishte vetëm rreth 100 metra nga bregu dhe arriti me sukses të arrinte në tokë para se të shfryhej plotësisht.

Sipas mediave të huaja, Laysan ndodhet rreth 1,000 kilometra (621 milje) nga ishujt kryesorë Hawai, peshkaqenë tigër shpesh përgjojnë në ujërat rreth ishullit të largët, ku disa ushqehen me zogj si Laysan albatross, një zog vendas.

Të katër episodet e Our Planet II tani po transmetohen në Netflix.

hawaii

Sondazh

Poll