Bota

Maqedonia e Veriut/ Mickoski pranoi ndryshimet kushtetuese, ta caktojë ekipin negociator!

18 Qershor 2023, 16:00 Nga f.i
Maqedonia e Veriut/ Mickoski pranoi ndryshimet kushtetuese, ta caktojë
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Pas pranimeve pëndryshimet në kushtetutë sipas LSDM-së dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kohë që të bëjë dicka të mirë dhe të dobishme për vendin dhe qytetarët.

Socialdemokratët thonë për KlanMacedonia se politikat shtetërore të LSDM-së dhe Kovaçevskit japin rezultate, kurse nga ana tjetër fundosen gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” për pretendimet për bullgarizimin, asimilimin dhe humbjen e identitetit.

“Mickoski publikisht flet se ka mundësi të ndryshohet korniza negociuese, se mund të ketë marrëveshje më të mirë. Mickoski nuk mund t`i bind partitë simotra ta mbështesin Rezolutën e Bundestagut gjerman”,- tha Darko Kaevski nga LSDM.

"Pasi pranoi ndryshimet kushtetuese, Mickoski duhet ta caktojë ekipin që të vazhdojnë negociatat dhe bashkë ta miratojmë vendimin për rrugën evropiane të vendit. Mickoski duhet të zgjedh nëse do të bëjë një hap si burrështetas. Mickoski e ka fjalën”,-tha Kaevski.

maqedonia e veriut ndryshimet kushtetuese ne maqedoni

Sondazh

Poll