Bota

Princi William: Unë dua që fëmijët e mi të dinë se si është të jesh i pastrehë, mua ma mësoi Diana

Trashëgimtari i fronit britanik dëshiron që tre fëmijët e tij të mësojnë për problemet e të pastrehëve, ashtu siç bëri nëna me të.

18 Qershor 2023, 16:52 Nga k.m.
Princi William: Unë dua që fëmijët e mi të dinë se
William dhe fëmijët e tij

BRITANI E MADHE- Roli i tij si baba i tre fëmijëve dhe njohja e tyre me problemet sociale u përmend nga Princi William, trashëgimtari i fronit britanik, në një intervistë me rastin e Ditës së Babait. Në një intervistë për Sunday Times, ai tha se fëmijët e tij "do të ekspozohen patjetër" ndaj asaj që do të thotë të jesh i pastrehë.

Ai shpjegoi se kishte folur me fëmijët e tij, George, Charlotte dhe Louis, kur i çoi në shkollë për njerëzit që shihnin të ulur jashtë supermarketeve. Ai shtoi se në kohën e duhur do të shkojë bashkë me ta në një strehë për të pastrehët, siç bëri nëna e tij, Princesha Diana, kur ai ishte 11 vjeç.

"Mendoj se është gjëja e duhur për t'i ekspozuar fëmijët ndaj kësaj në fazën e duhur me fjalët e duhura, në mënyrë që ata të kenë mirëkuptim. Fëmijët do të rriten duke e ditur se disa prej nesh janë shumë me fat, disa prej nesh kanë nevojë për një ndihmë të vogël, disa prej nesh duhet të bëjnë diçka më shumë ku mundemi për të ndihmuar të tjerët të përmirësojnë jetën e tyre”, shpjegoi ai.

E më pas shtoi: Nëna ime do të ishte e zhgënjyer që nuk kemi bërë përparim në trajtimin e të pastrehëve në raport me kohën e saj.

William këtë muaj do të nisë një plan të ri pesë-vjeçar për të trajtuar të pastrehët. Deri më tani, vëren BBC, princi ka qenë veçanërisht i interesuar për çështjet e shëndetit mendor. Një pjesë e punës së William do të jetë për parandalimin e problemeve me të rinjtë e pastrehë. Në Britani, në moshën 16-24 vjeç, numri i tyre i kalon 120 mijë.

princ william

Sondazh

Poll