Bota

Gazetari i Kosovës i akuzoi për dhunë, Lista Serbe lajmëron padi për shpifje ndaj tij

Sllavko Simiç së bashku me Zoran Todiç një tjetër anëtar të Listës Serbe në Leposaviç kanë lajmëruar se do të padisin Salihin për shpifje.

18 Qershor 2023, 15:35 Nga f.i
Gazetari i Kosovës i akuzoi për dhunë, Lista Serbe lajmëron
foto ilustruese

KOSOVË- Dy pjesëtarë të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi për shpifje ndaj gazetarit Pleurat Salihu i cili u dhunua dy ditë më parë nga persona të maskuar.

Sipas gazetarit Sllavko Simiç ishte ai që urdhëroi sulmin ndaj tij. Ndërsa ky i fundit, së bashku me Zoran Todiç një tjetër anëtar të Listës Serbe në Leposaviç kanë lajmëruar se do të padisin Salihin për shpifje.

"Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënojnë qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla”, shkruan Lista Serbe në faceboook.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll