Bota

Tragjedia e emigrantëve në Greqi! 10 të arrestuar në Pakistan për trafikim njerëzor

Të arrestuarit  akuzohen si shkaktarë të mbytjes së 79 refugjatëve dhe zhdukjen e gati 700 të tjerëve mes tyre mbi 100 fëmijë.

18 Qershor 2023, 15:24 Nga f.i
Tragjedia e emigrantëve në Greqi! 10 të arrestuar në
pakistanezë

GREQI- Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar 10 persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e qenieve njerëzor, pasi dhjetëra refugjatë dhe migrantë vdiqën në një anije të mbytur pranë Pylos, raporton Protothema.

Të arrestuarit  akuzohen si shkaktarë të mbytjes së 79 refugjatëve dhe zhdukjen e gati 700 të tjerëve mes tyre mbi 100 fëmijë. Ndërkohë kryeministri i Pakistanit urdhëroi një goditje ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krimin e tmerrshëm të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u zotua se fajtorët do të “dënoheshin rëndë'.

Emigrantët pakistanezë ishin në bordin e anijes që u mbyt brenda pesëmbëdhjetë minutash jashtë Peloponezit mëngjesin e së mërkurës, duke vrarë të paktën 78 persona dhe duke lënë qindra të zhdukur. Dymbëdhjetë pakistanezë janë mes të mbijetuarve, tha ministria e jashtme e Pakistanit.

mbytet anija ne greqi emigrantet

Sondazh

Poll