Sport

“Euro 2024”/ Fiton Portugalia dhe “ngec” Belgjika, nuk gabon as Çekia në Ishujt Faroe. Ja rezultatet teknike të ndeshjeve...

Në grupin ‘E’ renditjen e kryeson Republika e Çekisë me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Shqipëria me nga 3 pikë, pas dy ndeshjesh, për të vazhduar me Moldavinë me 2 pas tre ndeshjesh dhe e fundit Ishujt Faroe me 1 pikë pas dy ndeshjesh.

18 Qershor 2023, 00:14 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Fiton Portugalia dhe “ngec” Belgjika, nuk

GJERMANI - Portugalia nuk njeh hapa fals në Grupin ‘J’ të kualifikueseve për “Euro 2024”, teksa luzitanët mposhtën në shtëpi me shifrat 3-0 Bosnje-Hercegovinën. Portugezët e zhbllokuan takimin vetëm në minutën e 44-t të pjesës së parë falë një goli të Bernardo Silvës.

Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan avantazhin dhe energjinë teksa gjetën edhe golin e sigurisë në minutën e 77-të me anë të Bruno Fernandes, i cili shënoi edhe golin e tretë në minutën e 93-të. Pas këtij trepikëshi, Portugalia mbetet në kryesimin e Grupit ‘J’ me 9 pikë të plota pas tre ndeshjeve të para, ndërsa i ndjek Sllovakia me dy pikë më pak. Sllovakët e fituan ndeshjen e tyre ndaj Islandës me rezultatin 1-2.

Sakaq, në Grupin ‘F’, Belgjika nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Austrisë. Madje, vendasit rrezikuan ta humbnin ndeshjen, pasi ishin në disavantazh prej minutës së 22-të, kur Mangala shkaktoi një autogol. Megjithatë, Belgjika barazoi dhe rrugën e rrjetës e gjeti vetëm në minutën e 61-të me anë të Romelu Lukakut. Pas këtij barazimi, Austria renditet e para në Grupin ‘F’ me 7 pikë, teksa ndjek Belgjika me tre pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak në llogari.

Në ndeshjet e treta në Grupin ‘E’, ku bën pjesë edhe Shqipëria, në Ishujt Faroe, skuadra vendase u mund 3-0 nga Republika e Çekisë. Kejci (15’) shënoi golin e pare, për t’u shoqëruar nga Cerny (44’ dhe 75’) që realizoi një dopiedë. Duke llogaritur edhe ndeshjen në Tiranë, ku kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Moldavisë, renditjen në këtë grup e kryeson Republika e Çekisë me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Shqipëria me nga 3 pikë, pas dy ndeshjesh, për të vazhduar me Moldavinë me 2 pas tre ndeshjesh dhe e fundit Ishujt Faroe me 1 pikë pas dy ndeshjesh.

Ja dhe rezultatet teknike, të të gjitha ndeshjeve të luajtura të shtunën…

“Euro 2024”/ Fiton Portugalia dhe “ngec” Belgjika, nuk

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll