Sport

Këngë patriotike dhe flamuj me portretin e Adem Jasharit në stadiumin “Air Albania” (FOTO)

Duket se situata e tensionuar në Kosovë, ka solidarizuar edhe tifozët kuqezi në stadiumin “Air Albania”, ku luhet Shqipëri-Moldavi.

17 Qershor 2023, 21:35 Nga m.s
Këngë patriotike dhe flamuj me portretin e Adem Jasharit në
Atmosfera ne “Air Albania”

TIRANE- Në stadiumin “Air Albania” ku luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi, tifozët kuqezi kanë kënduar këngë patriotike, ndërsa mbanin në duar postera të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Moldavisë në sfidën e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian 2024, në stadiumin "Air Albania" në kryeqytet.

Vlen të theksohet se tensionet në Kosovë janë përshkallëzuar kohëve të fundit, pas vendosjes së serbëve për të dalë nga institucionet në Veri, ç’ka bëri që kandidatët serbë të mos hynin në zgjedhjet e mbajtura atje.

Duket se situata e tensionuar në Kosovë, ka solidarizuar edhe tifozët kuqezi në stadiumin “Air Albania”, ku luhet Shqipëri-Moldavi.

air albania shqipëri-moldavi

Sondazh

Poll