Bota

Rusia ndalon operacionet transgjinore

Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në shënjestër vazhdimisht ideologjinë transgjinore, si dhe njerëzit LGBTQ në përgjithësi, duke pretenduar se Perëndimi ka humbur busullën e tij morale.

17 Qershor 2023, 12:47 Nga A.B
Rusia ndalon operacionet transgjinore
Vladimir Putin

RUSI- Parlamenti rus votoi për të ndaluar operacionet ligjore dhe mjekësore gjinore. Vendi ka luftuar kundër propagandës LGBTQ për vite me rradhë, por pushtimi i Ukrainës ka bërë që Kremlini të mbajë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër gjithçkaje që nuk përputhet me përkufizimin e tij të "vlerave familjare".

Ligjvënësit rusë thanë se po godasin atë që ata e shohin si një luftë ekzistenciale kundër ndikimit të vlerave liberale perëndimore.

Projektligji i propozuar do të ndalonte “ndërhyrjet mjekësore që synojnë ndryshimin e seksit të një personi” dhe “regjistrimin shtetëror të ndryshimit të gjinisë pa operacion”.

Kjo përfshin "formimin e karakteristikave seksuale parësore dhe (ose) sekondare të një personi".

Por operacionet që “kanë për qëllim trajtimin e anomalive kongjenitale tek fëmijët” do të mbeten të ligjshme.

"Unë me të vërtetë dua që djemtë që tani po mbrojnë nderin e Rusisë me çmimin e jetës së tyre të kthehen në shtëpi dhe të shohin se vendi ka ndryshuar," tha kreu i partisë në pushtet "Rusia e Bashkuar", Pyotr Tolstoy.

Se ne të gjithë po luftojmë për një Rusi të re sovrane, si një front i bashkuar i lirë nga ndikimi perëndimor.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në shënjestër vazhdimisht ideologjinë transgjinore, si dhe njerëzit LGBTQ në përgjithësi, duke pretenduar se Perëndimi ka humbur busullën e tij morale./Dosja.al

rusi

Sondazh

Poll