Bota

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy mohon shantazhimin e bërë nga Donald Trump

10 Tetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy mohon shantazhimin e

UKRAINË – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka mohuar që ka pasur ‘shantazhe’ gjatë telefonatës së tij me presidentin Donald Trump , e cila u bë burim konflikti pas hetimit të bërë nga Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë pas një hetimi të transkripteve telefonike midis Zelenskiyt dhe Trump, deklaroi se Trump i kërkoi presidentit ukrainas të hetonte mbi Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter.

Por Zelenskiy i ka mohuar në mënyrë kategorike këto deklarata, duke thënë se ai dhe Trump nuk biseduan aspak për këto gjëra, dhe se emri i Joe Biden, nuk është përmëndur as edhe njëherë në bisedat e tyre.

Trump është akuzuar për mbajtjen peng të fondeve amerikane në Ukrainë,  me kushtin se nëse autoritetet në vend nuk e ndihmojnë të shkatërrojë rivalin e tij politik Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter, atëherë ai nuk do t’ja japë ukrainës aksesin në fondet që do të përdoren për të ndihmuar ushtrinë e vendit.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota trump volodimir zelenskiy trump volodimir zelenskiy

Sondazh

Poll